​Fillon Asambleja Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës

Ka nisur Asambleja e tetë Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës ku do të zgjidhet presidenti i ri i saj, dhe nënkryetarët.

Janë tre kandidatë që synojnë të parin e KOK-ut dhe ata janë: Besim Hasani Linda Shala dhe Ismet Krasniqi.

Kryetari aktual Besim Hasani, në fjalimin hyrës përmendi suksese e arritura nga sportistët nën mandatin e tij.

Ai përmendi sukseset e arritura nga Federata e Xhudos, ndarjen e bursave për atletë të rinj, sukseset e kinematografisë dhe shumë suksese të tjera.

Kategoritë
LajmeVendi